Covid 19, rriten shifrat edhe në Gostivar, Strugë e Kërçovë

09.08.2021 17:23

Rritje e shpejtë e shifrave Covid....

Rritje e shpejtë e shifrave Covid dhe hospitalizimeve po vërehet edhe në qytete të tjera të vendit

Në Gostivar,  gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shtruarve në spital ka arritur në 46 dhe kjo ka detyruar autoritetet shëndetësore të rihapin spitalin modular.

Në Strugë në spitalin modular ka 9 pacientë të rinj, katër prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Gjendja po rëndohet edhe në Kërçovë ku ka të shtruar në spitalin modular në terapi oksigjeni.