Zjarre aktive në Shkup, Manastir dhe Prilep, Angellov: Rreziku është zvogëluar

09.08.2021 18:01

Ende ka zjarre aktive në Shkup, Manastir dhe Prilep....

Ende ka zjarre aktive në Shkup, Manastir dhe Prilep por situatë më serioze është në fshatin Budinarc. Ekipet nga Sllovenia dhe Austria, si dhe një helikopter i ARM -së po marrin pjesë në lokalizimin e tij theksoi drejtori I qendrës për menxhim me kriza StojançE Angellov. Sipas tij të gjitha fshatrat janë të sigurta, dhe nuk rrezikohet nga zjarret.

“Rreziku është zvogëluar dhe tani jemi përqendruar në pyje. Zjarri mbi fshatin Budinarc kohët e fundit u ndez papritmas. Dje isha dëshmitar okular, në një vend kishte vetëm pak tym, për pak minuta kishim një flakë në qiell.. Pisha është një substancë shumë e ndezshme, ka një dyll  në të. Zjarri nuk djeg pemë të tëra, por djeg dyllin dhe gjethe. Kjo është arsyeja pse ne e kemi të vështirë të merremi me të. Ndërsa zjarret që janë në pyll me ah dhe drurë gjetherënës janë relativisht më të lehtë për tu trajtuar” – tha Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Nga qendra për menaxhim  me kriza informojnë se  zjare aktive ka edhe në fshatin Bukoviq, Rahoviq, Shtip dhe se ekipet po veprojnë në teren për shuarjen e tyre.

“Ne Petrovec kemi zjare active i cili ishte nën kontroll por në ora 13 e 30 doli nga kontrolla në teren jane ekipe të shumta . zjare active kemi edhe ne shtip ku pjesërishtë është I lokalizuar ku në disa vende ka tym. Zjarre active  kemi edhe në Saraj, në fshatin Rahoviq dhe Bukoviq, gjithashtu edhe ne këto fshatra kemi ekipe për shuarjen e zjareve”.

Sistemi Niks, Angellov: Në ekran  shohim se ku ka zjarre aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave prezantoi sistemin NIKS  i cili është një sistem i posaçëm i komandës së urgjencës që në fakt dixhitalizon të gjitha të dhënat në terren në mënyrë që të regjistrohet në selinë nga ku menaxhon situatën Shtabi i Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave .

“Përmes këtij sistemi ne kemi një paraqitje hapësinore të situatës në terren, domethënë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm në një vend në ekran i shohin të gjitha të dhënat, shikojnë se ku kemi një zjarr aktiv, shikoni se cili është intensiteti i tij, shihni ku ka një zjarr të shuar, për të cilin ka mundësi të riaktivizohet. Siç kemi thënë shumë herë më parë, zjarret e shuar janë ende të rrezikshëm sepse mjafton vetëm pak erë dhe do të ndizet përsëri në të njëjtin vend” – u shpreh Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Angellov tha se  në këtë moment të gjithë duhet të solidarizohen dhe të ndihmojnë në shuarjen e këtyre zjarreve. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)