Pamje apokaliptike, flakët ‘mbërthejnë’ tunelin e Kalimashit, rrezikohet fshati Shëmri

09.08.2021 22:38

Zjarri në Kukës mbi tunelin e Kalimashit...

Zjarri në Kukës mbi tunelin e Kalimashit vijon të përhapet me shpejtësi, ndërsa tashmë flakët kanë mbërthyer të gjithë zonën  duke krijuar pamje apokaliptike.

Si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri.

Strukturat kanë marrë masat për evakuimin e banorëve bashkë me bagëtitë, ndërkohë që Kosova ka nisur forcat ndihmëse të ushtrisë dhe zjarrfikëses.