35 vjetori i ansamblit "Ibe Palikuqi" (FOTO)
Ansambli i Kengëve dhe valleve "Ibe Palikuqi", nga Shkupi, ka shënuar mbrëmë 35 vjetorin e themelimit.....

Ansambli i Kengëve dhe valleve "Ibe Palikuqi", festoi mbrëmë 35 vjetorin e themelimit me një koncert festiv në Shkup, për kënaqësinë e adhuruesve të shumtë të këngëve dhe valleve të mirfillta popullore.

35 punë për afirmimin e kulturës së mirëfilltë shqiptare kudo në botë, kanë lënë gjurmët e tyre dhe ansambli Ibe Palikuqi ka marrë mirnjohje të shumta kudo ku është prezentuar.

Ansambli ndau mirënjohje per ata që kanë kontribuar në susesin e tij, për valltarët dhe këngëtarë të grupit por edhe për institucionet. mirnjohje edhe për komunë ecairit dhe radio televizionin e Maqedonisë.

Një mirënjohje e veçantë e këtij ansambli edhe për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Ky ansambël, për 35 vjet ka lënë gjurmë në kulturën shqiptare duke afirmuar vlerat e vërteta përmes këngëve dhe valleve autentike, kostumeve të vecanta dhe dëshirës së mirë për të mbajtur gjallë vlerat e kulturës sonë të mirfilltë. (Rexhep Qamili, TVM2)
