Maqedoni

MPJ: Kujdes gjatë udhëtimit në Greqi

10.08.2021 12:28

Ministria e Punëve të Jashtme shton apelet për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndrimit në Greqi për shkak të situatës me zjarret....

Ministria e Punëve të Jashtme shton apelet për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndrimit në Greqi për shkak të situatës me zjarret.
 
Në ishullin Evia gjendet një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut  por ai është larg zonës së rrezikut, ndërsa shtetasit e tjerë janë evakuuar nga lokacionet e rrezikshme në ato të sigurta, të dielën më 8 gusht. MPJ apelon që nëse qytetarët tanë gjenden në vështirësi, të kontaktojnë përfaqësitë diplomatiko-konsullare në Greqi duke vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit 
 
“Përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi përmes rrjeteve sociale, me kohë kanë dërguar apel deri te shtetasit e Maqedonisë së Veriut për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndrimit në Greqi për shkak të situatës me zjarret, ndërsa gjatë nevojës eventuale, t’i kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Athinë (+30 694 52 82 251, +30 695 51 91 321, +30 694 47 43 071, +30 210 67 49 585) dhe Konsullatën e përgjithshme në Selanik (+30 698 72 00 410). Përfaqësitë tona në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet tona kompetente dhe për të gjitha informatat e marra, me kohë do të informohet opinioni.”, kumton MPJ.