Mulita: Luani dhe kështjella e Shkupit vazhdimsi Iliro-Shqiptare
Stema e Republikës së Maqedonisë duket se nuk ka qenë aspak e rastësishme.....

Tre simbolet kryesore të saj, luani, kështjella dhe ngjyra e artë, përpiqen të trasmetojnë më së miri tek qytetarët e republikës së Maqedonisë simbolin e vazhdimësisë, trashëgimisë historike dhe të një karakteri të fortë, dominues në rastin e luanit.
Të paktën kështu i argumenton këto elementë të stemës së re, Dr Reis Mulita, Pedagog i lëndës “Shoqëria, qeverisja dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
“Luani është një simbol i vazhdueshëm i shoqërisë njerëzore, është një simbol që shpreh disa tregues sindikativë të kësaj shoqërie me të cilat do të dallohet dimension të shumëanshëm sa i përket vazhdimsisë të shoqerisë njerëzore përgjatë historisë së saj, dimesionin e gjithpërfshirjes , dimesionin e autoritetit dhe të pushtetit nën fazat e ndryshme të zhvillimit të shqërise njerëzore. Qështja e shkupit është një argument apo realitet i gjallë që flet për vazhdimsinë e shoqërisë në teritorin e Maqedonisë. Do te vecoja dimesionin shqiptarë në këtë stemë , bëhet fjalë për një vazhdimsi Iliro-Shqiptare në muret e kësaj kështjelle dhe nën simbolet e kësaj kështjelle të shprehura dhe vendosura ne stemen e Maqedonisë si edhe ngjyra që e pushton gjithë këtë steme ngjyra e artë ngjyra e diellit” – tha pedagogu, Dr Reis Mulita.
Në këtë kuptim Dr Mulita e vlerëson mjafty pozitive simbolikën e kësaj stemë, në një shoqëri multietnike sic është Maqedonia.
“Njerëzin kujdesjen por edhe sovranitetin e kësaj shoqërije dhe ijntegritetin midis aktorëve shoqërorë të qeverisjes dhe politikës . kështu që duke pare ne këndveshtrimin e perspektivës evropiane shkon në të njejten përqasje dhe politikat e BE-së dhe me shoqërinë e shekullit 21 një shoqëri e integruar një shoqëri që jeton ne harmoni dhe nje shoqëri që ka organizimin e vetë për të organizuar qeverisjen dhe për të realizuar mirëqenie dhe perspektivën e saj” – tha pedagogu, Dr Reis Mulita.
Por, sikurse rrëfen pedadogu i njohur në Tiranë, Maqedonia nuk është e vetmja që i përdor këto simbole, ose simbole të përafrëta në stema ose amblemë. Edhe disa institucione vendore në Sqhipëri i kanë përdorur, duke u rrekur që të nxjerrin në pah elementët më pozitiv për një republikë, si dhe të transmetojnë fuqi tek banorët e saj.
“Kjo stemë përfaqëson argumentet shqiptare, Luani gjithashtu i vendosur së bashku me kështjellën e Shkupit shpreh një vazhdimsi Iliro-Shqiptare shpreh edhe një vazhdimsi që prek edhe realitetin shqiptare jo vetëm në teritorin e Maqedonisë por edhe realisht në R. Shqipërise , institucione të qeverisjes vendore dhe në nivel qëndrorë kanë Luanin si simbol së bashku me argumente të tjera të stemes sikur është shqiponja figura më simbolike e stemave të R. Shqipërise” - tha pedagogu, Dr Reis Mulita.
Në përfundim, dr Reis Mulita thotë se përzgjedhja e këtyre simboleve, në këndvështrimin e tij, ka qenë veprimi i duhur për republikën e Maqedonisë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
