Maqedoni
Jo më kafe pa vaksina, rritet interesimi dhe rrëmuja në pikat e vaksinimit
10.08.2021 14:09
Dukshëm është rritur interesi për vaksinim nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë....

Dukshëm është rritur interesi për vaksinim nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Vetëm të martën janë vaksinuar 17,679 qytetarë, 8030 prej të cilëve me dozën e parë. Por ky interes i shtuar i qytetarëve për vaksinim, i nxitur edhe nga masat e reja që hyjnë në fuqi nga 16 gushti, ka shtuar rrëmujën para pikave të vaksinimit në kryeqendër, që nuk mund të plotësojnë nevojat e të gjithëve që erdhën këto dy ditë të para të javës për të marrë dozën e parë ose të dytë të vaksinës. Rrëmujë më paktë në poliklinikën në Çair megjithëse edhe atje pritet në radhë për vaksina. Ankesa ka megjithatë për shkak të vaksinimit pa termin që shton rrëmujat.
Situata nuk është më e mirë as në Tetovë. Edhe atje ka rrëmujë para qendrës së vaksinimit. Më shumë ankohen të moshuarit.
“Pres me orë, jam e nervozuar nuk heci dot.”, tha një qytetare.
“Kemi 4 orë që presim, ka njerëz që hyjnë e dalin pa radhë.”, u shpreh një qytetar.
Autoritetet mjekësore thonë se kanë dyfish më shumë punë këto ditë. U apelojnë qytetarëve të kenë durim por thonë se rrëmuja shkaktohet nga qytetarët që nuk shkojnë në punktet adekuate.
“Këtu janë qytetarët që duhet të marrin dozen e dytë. Ata për dozën e parë duhet të shkojnë në vend tjetër. Hyjnë në të dyja vendet, shqetësojnë njerëzit që duhet të vijnë për dozë të dytë. Dmth nuk mund të hyjnë, madje vjen situate që të ketë konfilkt midis tyre.”, tha Dr. Aco Kostevski nga Qendra Shëndetësore Tetovë.
“Interesi i qytetarëve ndjeshëm është shtuar në këto dy ditët e fundit. sic e shikoni edhe vetë, ky punkt vaksinii ka kapacitet të madh por kemi një trefishim të numrit të atyre që këkrojnë të vaksinohen këto ditë.”, tha mjeku Besnik Mustafai.
Aktualisht termine për vaksinim caktohen vetëm për të miturit nga 12 deri në 17 vjeç në faqen e internetit vakcinacija.mk. Ministria e Shëndetësisë siguron se vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Aktualisht në vend janë aplikuar 982,645 doza vaksinash 439,048 qytetarë janë rivaksinuar.
SEDAT SELIMI
