Maqedoni
KSHZ fillon për përgatitjet për lokalet, Dashtevski: Kemi zgjedhur organet zgjedhore
10.08.2021 15:18
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Për herë të parë janë zgjedhur Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhor para shpalljes së zgjedhjeve ndërkaq ka përfunduar shpallja për trajnues. Kreu i KSHZ-së thotë për TVM, se procesi po zhvillohet konform kalendarit të miratuar dhe institucioni nuk përpallet me asnjë problem.
“Për momemntin nuk kemi probleme. Presim të fillojnë këto veprime dhe të shohim se çfarë të ec procesi. Për herë të parë në këto zgjedhje kemi zgjedhur Komisionet Zgjedhore Komunale dhe Këshillat Zgjedhor para shpalljes së zgjedhjeve, gjë që është shumë me rëndësi, pasi më herët kjo parashihej të ndodh pas shpalljes së zgjedhjeve. Dhe tani do të duhej të zgjedhim Këshillat Zgjedhor dhe do të humbisnim kohë. Ndërsa tani veç më i kemi zgjedhur.”, tha kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtetvski.
Dashtevski: Terminalet, nga një kompani gjermane
Konformë ndyshimeve në Kodin Zgjedhor, në këto zgjedhje përher të parë do të aplikohen edhe terminalet për vënien e gishtit, të ashtuquajtura fingërprint. Shpallja për zgjedhjen e kompanisë për furnizim me ke aparate të tilla ka përunduar dhe është zgjedhur një kompani gjermane me të cilën pritet të nënshkruhet kontrata.
“Në kontratën që duhet të nënshkruajmë shkruan se faza e parë e furnizimit me 5% të aparateve është në afat prej 25 ditë. Shpresojmë që të ndodh edhe më shpejtë, ndërsa në kontratë kemi shënuar se furnizimi do të bëhet në formë të pjesëshme. Kur të kenë gati një kontingjent terminalesh do t’i sjellin dhe kështu me rradhë do t’i magazinojmë dhe do t’i shpërndajmë.”, tha Dashtetvski.
Sa i përket fushatës, e cila zyrtarisht duhet të fillojë më 27 shtator, Dashtevski pret që pjesëmarrësit në garën zgjedhore do ta respektojnë atë. Nëse dikush e fillon fushatën më herët KSHZ do të informojë institucionet përkatëse që të veprojnë konform komptencave që kanë.
SHPËTIM NUREDINI
