Covid 19 - Kinë, regjistrohen shifrat më të larta pas 7 muajsh

10.08.2021 18:17

Ndalemi në vazhdim në botë...

Ndalemi në vazhdim në botë, më saktë në Kinë ku sot rastet Covid arritën shifrat më të larta prej shtatë muajsh.

Të martën, autoritetet shëndetësore kineze raportuan 143 infeksione të reja . Varianti Delta po sfidon kontrollin e Pekinit mbi pandeminë.

Media shtetërore e ka përshkruar shpërthimin aktual si më të rëndin që kur virusi u shfaq në Vuhan.

Autoritetet i kishin ulur infeksionet shtëpiake pothuajse në zero, duke lejuar që aktiviteti ekonomik të rimëkëmbet megjithëse me kufizime të shtrënguara kufitare. Por tani, rastet po rriten. Numrat e së martës janë më të lartët që nga janari, kur vendi regjistroi 144 raste të reja dhe 126 infeksione shtëpiake.

Autoritetet tani po punojnë për të rritur besimin se ringjallja e fundit është e kontrollueshme.