Leo Messi i bashkohet Paris Sen Zhermenit

10.08.2021 18:40

Lionel Messi eshte blerja më e re e Paris Sen Zhermenit....

Lionel Messi eshte blerja më e re e Paris Sen Zhermenit. Ish-futbollisti i Barcelonës rreth ores 16 ka ateruar ne kryeqendren franceze, aty ku gjate dites se neserme do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me gjigantin francez dhe do te prezantohet zyrtarisht.

Argjentinasi u largua si lojtar i lirë nga “Kamp Nou”, pasi kontrata e tij skadoi në muajin qershor dhe nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e saj.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 40 milionë euro në sezon, duke shtuar këtu edhe disa bonuse dhe në dy vitet e ardhshme, do të luaj bashkë me super yje tjerë të mëdhenj si Nejmar, Mbape, Ramos, Di Maria, Donaruma e të tjerë, të prirë nga Mauricio Poçetino dhe me të vetmin qëllim, fitimin e Ligës së Kampionëve, që do të ishte i pari dhe historiku për ekipin parizien.