Covid 19, rritet numri i fëmijëve të hospitalizuar në SHBA
Numri i fëmijëve të hospitalizuar me Covid-19...

Numri i fëmijëve të hospitalizuar me Covid-19 por rritet rreth Shteteve të Bashkuara, një trend që ekspertet e shëndetësisë ja faturojnë faktit se varianti Delta, ka më shumë gjasë të infektojë fëmijet se varianti original, Alpha.
Trendi po vihet re kryesosht në zonat me nivel të ulët vaksinimi.
“Që prej fillimit të korrikut kemi parë një rritje të qëndrueshme të numrit të rasteve dhe gjithashtu të shtrimeve në spital të fëmijeve dhe adoleshentëve. Varianti Delta është më ngjitësi nga të gjithë dhe përbën tashmë mbi 90% të rasteve tek kjo grupmoshë.” – tha Dr. James Versalovic, shef pediatër në Teksas.
“Bëhet fjalë për një rritje prej 300 deri në 400 përqind të numrit të fëmijëve të shtruar.” – u shpreh Dr.Jerry Bridgham, shef në Spitalin pediatrik të Jacksonville të Floridës.
Infektimet pas vaksinimit, 99.9% e rasteve nuk kanë qenë të rënda
Si në Teksas ashtu edhe Florida, shumica e nxënësve kthehen në bankat e shkollës këtë muaj, dhe në disa komunitete po debatohet nëse mbajtja e maskave do të bëhet me detyrim.
Ekspertët bëjne thirrje që të gjithë ata mbi moshën 12-vjeçare të vaksinohet, dhe fëmijet mbi 3 vjeç të mbajnë maska.
Që vaksinat janë e vetmja mënyrë për të parandaluar që sëmundja të ketë pasoja të rënda e tregonë edhe shifrat nga bota.
Më shumë se 99.99 për qind e personave të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, i kanë shpëtuar hospitalizimit apo vdekjes pas infektimit.
Deri më 2 gusht, më shumë se 164 milionë njerëz në SHBA ishin të vaksinuar me të dyja dozat.Më pak se 0.001 % e këtyre individëve, apo 1507 persona kanë humbur jetën dhe më pak se 0.005 % përfunduan në spital si pasojë e Covid-19. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
