Botë

Greqi, rindezje të pafundme zjarresh në Evia

11.08.2021 10:50

Situata me zjarret e shumta në ishullin grek Evia po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese....

Situata me zjarret e shumta në ishullin grek Evia po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese. Përpjekjet për shuarjen e zjarreve pamundësohen nga rindezja e vazhdueshme e tyre. Disa zjarre janë të vështira për t’u luftuar, pasi ato digjen në brinjë të thepisura malesh, ku qasja e vetme është nga ekipet tokësore ose aeroplanët dhe helikopterët. Gjatë ditës, makineritë e rënda hapën zona zjarri disa kilometra të gjata, duke kufizuar përparimin e disa zjarreve.
 
Disa fshatra janë evakuar gjatë shkatërrimit tetëditor të tokës pyjore dhe fshatrave, ndërsa banorët e disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë dhe të shpëtojnë shtëpitë e tyre, duke iu bashkuar përpjekjeve të shuarjes së zjarreve.
 
MERITA GASHI