Botë

Algjeri, mbi 40 persona të vdekur nga zjarret

11.08.2021 11:14

Në qytezën Mantoudi-Limni dhe Agia Anna, disa fshatra po shohin rindezjen e zjarreve....

Në qytezën Mantoudi-Limni dhe Agia Anna, disa fshatra po shohin rindezjen e zjarreve, ndërsa përpjekjet po vazhdojnë në Troupi, Kalyvia, Myrtia dhe malin Kandili. Flakë zjarresh shkrumbuese kanë kapluar edhe disa rajone të Algjerisë. Mbi 40 persona, përfshirë 25 ushtarë, kanë vdekur nga zjarret në natyrë, që shpërthyen në lindje të kryeqytetit algjerian. 
 
Shumë zjarre janë aktive në pyje, duke i shkatërruar trupat e ullinjve dhe duke mbytur gjënë e gjallë. Disa fshatarë po evakuohen, ndërsa të tjerët po mundohen të luftojnë kundër zjarreve vetë, duke përdorur kova, degë të drunjve dhe mjete të tjera të kufizuara. Rajoni nuk ka aeroplanë për hedhjen e ujit. Qeveria algjeriane ka kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar dhe është në bisedime me partnerët për të përdorur aeroplanë kundër zjarreve.
 
MERITA GASHI