Maqedoni

20 vjet Marrëvehje e Ohrit, “Decentralizimi para dhe pas MO-së”

11.08.2021 11:53

“Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit” kjo ishte tema e debatit të mbajtur në Kërçovë....

“Decentralizimi para dhe pas Marrëveshjes së Ohrit” kjo ishte tema e debatit të mbajtur në Kërçovë në kuadër të manifestimeve kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Teksa decentralizimi është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e kësaj marrëveshjeje, decentralizimi fiskal, ende po has në vështirësi në implementimin e tij në praktikë, ankohen krerët e komunave. Pa Decentralizim fiskal, pjesët tjera të decentralizimit mund të mbesin vetëm në letër, pranon ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi. 

“Padyshim që zbatimi i ligjeve jo gjithmonë shkon si proces i lehtë, shpeh has në vështirësi.”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.
 
“Pushteti qëndror më shumë ka pasur dëshirë të delegojë kompetencat administrative por jo edhe ato fiskale, pasi ka konsideruar se pusteti duhet të menaxhohet nga qendra.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Profesori universitar Mersim Maksuti, thotë se për momentin vërehen intenca të pushtetit qëndror për të mbajtur primatin e kontrollit ndaj pushtetit lokal. 
 
“Pushteti qëndror mund përmes kompetencave të deleguara të  uzurpojë autonominë lokale të organeve, duke ndërhyrë përmes këtyre kompetencave pra pushteti qëndror mund të cënojë lirinë e organeve lokale.”, tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
 
Zv kryeministri i parë Artan Grubi përkujtoi se edhe përkundër frikës së fillimit, vendit nuk i ndodhi asgjë e keqe nga MO. Edhe ministri i pushtetit lokal Goran Milevski thotë se nga marrëveshja përfituan të gjithë qytetarët, jo vetëm ata shqiptarë. 
 
“Asgjë e keqe nuk i ndodhi Maqedonisë nga Marrëveshja e Ohrit,përkundrazi ky shtet përfitoi shumë. Përfitoi qytetarë më lojal për arsye se shteti filloi të bëhet më lojal ndaj qytetarit, sepse shteti filloi të bëhet më i barabartë.”, tha Artan Grubi, zv kryeministër i parë.
 
“Kur e shohim nga kjo perspektivë, shohim se MO nuk është për vetëm një bashkësi etnike, por për të gjithë qytetarët. Të gjithë I ndjejnë përfitimet nga kjo marrëveshje.”, tha Goran Milevski, ministër i pushtetit lokal.
 
Në panel u potencua se MO ende duhet sendërtuar në forma të reja, siç është zgjerimi i kompetencave përmes decentralizimit për pushtetin lokal, të nivelit më të ulët të vendimmarjes për qytetarët,  si veprimi më demokratik.
 
MIGENA GORENCA