Botë
Covid-19, OBSH kërkon barazi në shpërndarjen e vaksinave
11.08.2021 12:16
OBSH u ka kërkuar 20 liderëve më të fuqishëm botërorë që të kujdesen për pabarazinë e në aksesin ndaj vaksinave Covid-19....

OBSH u ka kërkuar 20 liderëve më të fuqishëm botërorë që të kujdesen për pabarazinë e në aksesin ndaj vaksinave Covid-19 për të qenë të përgatitur për valën që vjen para tetorit.Agjencia e Shëndetit e OKB -së është e revoltuar gjithnjë e më shumë nga ajo që ajo e sheh si zemërim moral i vendeve të pasura që mbrojnë furnizimin me vaksina ndërsa shtet në zhvillim përpiqen të imunizojnë popullatat e tyre më të prekshme.
Delta “pushton” shtetet aziatike, Gjermania rrit presionet për vaksinim
Disa pjesë të Azisë janë duke u përballur me disa prej fazave më të rënda të pandemisë, të nxitura nga varianti Delta i koronavirusit. Infektimet ditore në Korenë Jugore kanë kaluar shifrën 2,000, për herë të parë prej nisjes së pandemisë, situata është përkeqësuar për shkak të Deltës. Malajzia, Tajlanda, Indonezia, Vietnami dhe Filipinet, janë duke u goditur rëndë nga virusi, pasi kufizimet janë duke dëmtuar edhe sektorin e prodhimit dhe zinxhirin e furnizimeve globale. Kina ka raportuar 111 raste të reja të infektimit më 11 gusht. Varianti Delta është duke sfiduar edhe qasjen e ashpër të Pekinit ndaj virusit, që përfshin testime masive, izolime të lokalizuara dhe kufizime në udhëtim. Në Turqi shifrat ditore të të infektuarve janë ndër më të lartat në tre muajt e fundit, pasi autoritetet kanë regjistruar mbi 26,597 raste brenda 24 orëve të fundit.
Në Evropë, Gjermania pritet të ndjekë hapat e Francës dhe Italisë, duke vendosur kufizime, apo duke e bërë më të vështirë jetën për të pavaksinuarit. Ata do të duhet të tregojnë test negativ, për të fituar qasje në shumicën e aktiviteteve të brendshme. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, shpreson që rregullat, të cilat do të hyjnë në fuqi më 23 gusht, do të inkurajojnë njerëzit që të vaksinohen. Aktualisht, 55 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Numri i vaksinave të COVID-19 që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4,48 miliardë.
XHANAN HALIL
