Botë
Kina dënon me 11 vite burg biznesmenin kanadez
11.08.2021 12:45
Një gjykatë në Kinë ka dënuar me 11 vite burg një biznesmes kanadez mbi akuzat e spiunazhit....

Një gjykatë në Kinë ka dënuar me 11 vite burg një biznesmes kanadez mbi akuzat e spiunazhit.
Michael Spavor është ndaluar që në vitin 2018 pasi u arrestua së bashku me ish diplomatin kanadez, Michael Kovrig. Verdikti do të testojë marrëdhënien e tendosur mes qeverisë kanadeze dhe asaj kineze.
Ky vendim vjen si një betejë ekstradimesh dukë përfshirë Meng Wanzhou, ekzekutive e lartë e gjigandit të teknologjisë Huawei, që është ndaluar në Kanada.
Kritikët kanë akuzuar Kinën që ka trajtuar Spavor dhe Kovrig si “çipe negocimi” në atë që njihet si “Diplomacia pengmarrëse”./Top Channel
