Aparatet e gjurmëve të gishtërinjve, KSHZ: Kontrata është drejt përfundimit

11.08.2021 13:51

Komisioni Shtetëror Zgjedhor....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi sot se po vepron në përputhje me Ligjin për Përfundimin e Procedurës së Prokurimit Publik për aparatet e gjurmëve të gishtërinjve.

Të martën, përfaqësues të operatorit ekonomik "DERMALOG" mbërritën dhe tani  po mbahen konsultimet përfundimtare për të finalizuar tekstin e marrëveshjes dhe nënshkrimin e saj, thuhet në njoftimin e KSHZ-së.

Me këtë, fillojnë menjëherë afatet për dorëzimin e pajisjeve teknike, për të cilat KSHZ do të informojë publikun në mënyrë plotësuese thuhet në njoftim.