Maqedoni

Dy dekada Marrëveshje e Ohrit, “A është tani e ngushtë për shoqëri të barabartë”

11.08.2021 14:12

Një tjetër panel në kuadër të 20 vjetorit të MO-së, u mbajt edhe në Universitetin e EuroPës Juglinore....

Një tjetër panel në kuadër të 20 vjetorit të MO-së, u mbajt edhe në Universitetin e EuroPës Juglinore, në të cilin u kërkua përgjigje për pyetjen, “A është pas dy dekadave Marrëveshja Kornizë e Ohrit, tepër e ngushtë për një shoqëri plotësisht të hapur të barabartë?”. E panelistët u pajtuan se ajo duhet zgjeruar e se nuk mundet më të pritet 20, 30, 40 vite për të realizuar ëndrrat bazike për një jetë më të mirë

“Vërejtjet kryesore janë për zbatim më të madh të pjesës sonrative të cilat tashmë janë miratuar në uvend dhe institucione të tjera. Prandaj them se zbatimi i MO-së është i përjetshëm sepse bëhet fjalë për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve që e kemi obligim si zytetarë dhe si institucione.”, tha Artan Grubi, zv kryeministër i parë.
 
“Nuk ka asgjë të përkryer që të mos mund të bëhet më mirë. Është pranim I përgjithshëm se ka progres dhe ndryshime, shumë evidente posacërisht 3-4 vitet e fundit. Megjithatë ka ende disa çështje dinamike që vazhdojnë të mbeten përcaktim për të përmirësuar etën dhe standardin e qytetarëve në më shumë segmente.”, tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.