Reagimet ndaj festimeve për MO-në, Grubi: Do të respektohen në tërësi protokollet
Festimet për shënimin e 20 vjetorit të MO-së....

Festimet për shënimin e 20 vjetorit të MO-së, do të kulmojnë nesër me panelin e organizuar nga Ministria për Sistem Politik e që do të transmetohet drejtpërdrejt nga TVM 2.
Ka pasur reagime të shtuara në opinion se si dy ditë para hyrjes në fuqi të masave të reja, mbahen manifestime me 300 të ftuar.
Por zv.kryeministri i parë Grubi, thotë se e gjithë ngjarja do të organizohet sipas protokolleve, derisa koncerti i planifikuar në shesh, është shtyrë.
“Ngjarja qendrore në ‘Aleksandar Pallas më 13 gusht, do të jetë në një sallë që mbledh 1500 njerëz dhe do të marrin pjesë jo më shumë se 200 persona që do të mbajnë maska, do të jenë më shumë se 1.5 metra larg, temperatura e tyre do të matet para hyrjes, kështu që unë nuk e kuptoj këtë histeri masive në rrjetet sociale, shpresoj se nuk ka lidhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe zbatimin e saj, por është me të vërtetë një shqetësim. Sipas programit për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një koncert i madh ishte planifikuar në Sheshin Maqedonia në mbrëmjen e 13 gushtit, por ne si ministri vendosëm ta shtyjmë” – tha Zv.Kryeministri i parë, Artan Grubi.
