Maqedoni
Kodi zgjedhor VMRO–DPMNE: Jemi gati të negociojmë ndryshimet
11.08.2021 15:31
VMRO–DPMNE e gatshme për vendosjen e rregullave të reja gjatë votimit në zgjedhjet lokale.

VMRO–DPMNE e gatshme për vendosjen e rregullave të reja gjatë votimit në zgjedhjet lokale. Partija e Mickovskit e hapur për të biseduar me pushtetin për ndryshimet në kodin zgjedhor dhe uljen e pragut në 1% për listat e këshilltarëve të pavarur, sipas rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it. Nëse nuk ka miratim të këtyre rekomandimeve, VMRO kosnideron se do të vehet në pikëpyetje procesi zgjedhor.
“Për momentin nuk ka bisedime, por nëse ka ftesë nga pushteti ne do ta pranonim. Fillimisht pushteti me koalicionin do të duhet të dakordohet sa do të ishte pragu, ndërkaq sa na takon neve, nuk ka kurfarë problemi dhe në përputhje me rekomandimet e OSBE–ODIHR–it, të jetë 1%. Rekomandimet do të duhet të miratohen para zgjedhjeve pasiqë para çdo cikli zgjedhor miratohen rekomadnimet e OSBE-së për zgjedhje fer dhe demokratike, dhe kësaj rradhë nëse nuk miratohen, mund që të hidhet njollë e zezë mbi procesin zgjedhor.”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO–DPMNE-së.
Edhe kryeministri Zoran Zaev është shprehur se kodi zgjedhor mund të pësojë ndryshime me kthimin e deputetëve nga pushimi vjetor pas 16 gushtit edhe pse kryeparalmentari Talat Xhaferi me shpalljen e zgjedhjeve shuajti gjitha shpresat për ndryshimin e rregullave aktuale. Sipas kreut të ekzekutivit pragu për dorëzimin e listave të këshilltarëve nga 2% të bie në 1% ose të mos ekzistojë fare.
KSHZ: Jemi duke finalizuar sigurimin e fingerprinta-ve
Ndërkohë KSHZ sot kumtoi që vepron sipas afateve për sigurimin e aparatit për identifikimin e gjurmëve të gishtrinjëve të votuesve.
“Dje arritën përfaqësues të operatorit Dermallog dhe gjatë ditës po bëhen konsultimet përfundimtare për finalizmkin e tekstit dhe nënshkrimin e së njëtës”, njoftojnë nga KSHZ.
Nga KSHZ ftojnë qytetarët me të drejte vote, prej tani t’I kontrollojnë të dhënat e tyre në web faqen e komisionit, edhe pse zyrtarisht kontrolli publik I të dhënave nis nga 21 gusht dhe zgjat deri më 9 shtator.
MERALE ISMAILI
