ITKSH prezenton librin “Luboteni 2001”, ende nuk është kërkuar falje për masakrën

11.08.2021 15:42

Luboteni 2001, studime, raporte....

Luboteni 2001, studime, raporte, dokumente dhe fotografi nga autorët Skender Asani, Sevadail Demiri dhe Zeqirija Ibrahimi është përshkrimi më i mirë për masakrën e popullsisë civile shqiptare nga forcat maqedonase në vitin 2001.

Ky libër shtjellon me hollësi  profilet e të masakruarve, duke filluar nga Erxhan Aliu, 5 vjeç, deri te Memet Memeti 79 vjeç,  duke sqaruar me argumente se pushteti i athershëm nuk kurseu as pleqët e as fëmijët, granatoi dhe dogji fshatin Luboten. Autorët e librit vlerësojnë se shteti duhet t’i kërkoj fajle shqiptarëve.

“Pa një kërkim falje nuk do të kemi një shtet i cili do të prosperon nga proceset eurointegruese. Pa një ballafaqim me të kaluarën nuk mund të ketë edhe prosperim të këtij shteti” – thotë autori i librit, Skender Asani.

“Është libri i parë i dokumentuar shkencërisht për këtë ngjarje dhe që vjen natyrisht në kohë shumë  me vend, pra në shënimin e 20 vjetorit të masakrës së Lubotenit, si një kujtim për viktimat  e pafajshme në gusht të vitit 2001 pak para arritjes së paqes me Marrëveshjen  e Ohrit” – deklaroi autori i librit, Sevdail Demiri.

Teksa ende falje nuk është kërkuar, janë shpenzuar 9.5 milionë euro për mbrotjen e të akuzuarve kryesor Boshkovski dhe Tarçullovski,  përgjegjësit kryesor për masakrën ndaj civilëve shqiptar.

“Shteti kishte dhënë miliona euro për mbrojtjen e dy njerëzve që realisht ishin fajtor kryesor për vrasjen e populates civile shqiptare” – tha Nuredin Ahmeti, studiues nga Prishtina.

“Ne si banor të Lubotenit vërtet ndjehemi  mire që kemi miq e kujdestar  të këtillë që një ngjarje që mund të mbulohej nga pluhuri i harresës e kanë përjetësuar në libër dhe në emision dokumentar” – tha Kryetari i Bashkësisë Lokale, Rexhep Ymeri.

“Kur Luboteni digjej” nga autori Genc Ymeraj ishte titulli i dokumentarit që u prezentua për të  rikujtuar masakrën ndaj popullsisë civile  më 12 gusht të 2001. (Flutura Latifi, TVM2)