Gjorgjiev: Qytetarët nuk duhet të ndryshojnë dokumentet
06.12.2014 19:02
Propozimi për stemën e re të Maqedonisë, të cilën qeveria e miratoi dje, nuk obligon qytetarët menjëherë të nxjerrin dokumente të reja personale që do t`a përmbanin stemës, bën të ditur zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.....

“Nuk do të kanë obligim që të nxjerrin dokumente të reja, pas miratimit të ligjit në Parlament, gjegjësisht nuk do të kanë harxhime. Nëse ndonjë qytetar me vetiniciativë dëshiron që të nxjerr pasaportë ose letërnjoftim, të cilët do të përmbanin stemën e re, këtë do të mund ta bëjë, por nëse nuk ka vullnet të tillë, atëherë do të vazhdoj t`i shfrytëzoj dokumentet të cilat në moment i posedon, dhe janë me stemën aktuale, derisa nuk i kapërcen afati i shfrytëzimit të tyre”, deklaroi zëdhënësi qeveritarë.
