Zjarret në Shqipëri, regjistrohet viktima e dytë
Në Shqipëri është regjistruar viktima e dytë....

Në Shqipëri është regjistruar viktima e dytë nga zjarret. 57-vjeçacarja e cila kishte marrë djegie në masën 80 për qind të trupit teksa përpiqej të shpëtonte vreshtat nga flakët, ka ndërrtuar jetë në spital.
Ndërkohë pas tre javësh luftë me flakët, më në fund në Gadishullin e Karaburunit dhe në Dukat të Vlorës nuk ka më vatra zjarri.
Edhe Në kalimash ka mbetur vetëm tymi, ndërsa në Majën e Rrugës në Qarkun e Kukësit po luftohet ende me flakët.
Ndërkohë, pasojat që lanë zjarret në pyje janë tejet të mëdha Në total dyshohet se janë rreth 2 mijë hektarë tokë, pyje ë kullota të shkrumbuara, ndërsa sipas ekspertëve, duhen minimalisht 30 vjet për rikuperimin e bimësisë.
Që prej nisjes së zjarreve, deri më tani janë arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme 18 persona, ndërsa 5 janë në kërkim dhe në hetim. (Luljeta Ndoka, TVM2)
