Dellçevë, rreshje shiu të shoqëruara edhe me breshër

11.08.2021 18:05

Shiu i cili kohë të gjatë u paralajmërua....

Shiu i cili kohë të gjatë u paralajmërua  nga ana e sinoptikanëve  si shpëtim nga flakët e shumta të zjarrit  që kapluan shum rajone të vendit, gjatë orëve të pasditës ka rënë në Dellçevë me ç’rast në disa fshatra ka  shkaktuar edhe dëme në të mbjella si pasojë e rreshjeve të  breshërit.

Rreshje shiu  dhe breshëri janë regjistruar  edhe në fshatra të tjera të rajonit të Dellçevës.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se rreshjet e shiut dhe breshrit kanë zgjatur rreth 20 munuta, të shoqëruara edhe me bubullima dhe vetëtima.

Sinoptikanët  paralajmëruan  rreshje locale edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Pas shumë ditësh me temperature të larta  vendi do të përfshihet nga një vale freskuese me ulje të temperaturave  dhe me vranësira të shpeshta.