Hagel: Afganistani ka kaluar rrugë të gjatë për 10 vitet e fundit
06.12.2014 19:08
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se afro 1 mijë trupa shtesë do të mbesin në Afganistan, vitin e ardhshëm, për ta plotësuar mungesën e përkohshme të forcave të NATO-s....

Këtë lëvizje e ka miratuar edhe presidenti amerikan, Barack Obama, megjithqë me planet e mëparshme, forcat amerikane në Afganistan, kufizoheshin në më së shumti 9,800 ushtarë në vitin 2015.
Hagel, sot arriti për vizitë njëditëshe në Kabul, u tha gazetarëve se procesi i zgjatur zgjedhor në Afganistan e kishte shtyrë nënshkrimin e marrëveshjes për siguri me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, me të cilat janë bërë plane të reja, që qeveritë perëndimore të kontribuojnë me trupa në periudhën pas misionit, që përfundon në fund të vitit 2014.
