Afganistan, talebanët pushtojnë provincën e nëntë
Kryengritësit talebanë që janë në avancim në Afganistan...

Kryengritësit talebanë që janë në avancim në Afganistan pretenduan se kanë pushtuar qytetin Fayzabad, qendra e provincës veriore Badakhshan pranë Taxhikistanit.
Kryengritësit publikuan pamje të luftëtarëve të tyre të armatosur që patrullonin rrugët dhe ngrinin flamurin e bardhë të talebanëve në sheshin kryesor të qytetit. Mediat nderkombëtare thonë se forcat e sigurisë u tërhoqën pas sulmeve të ashpra të talebanëve për ditë të tëra.
Numri i madh i vdekjeve që forcat afgane pretenduan se ua kanë shkaktuar kryengritësve, me sa duket, nuk kishte ndikim dhe talebanët vazhduan me avancimin e tyre në qendrat urbane pasi pushtuan rreth 200 rrethe rurale.Me këtë, Fayzabad u bë kryeqyteti i nëntë provincial që u pushtuan pjesërisht nga talebanët.
