Maqedoni

Në Shkup sanksionohen 175 shoferë, 69 për tejkalim të shpejtësisë

12.08.2021 12:07

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, prej të cilave 89 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 15 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer dhe gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
 
"Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 175 gjoba, prej të cilave gjashtë dhjetë e nëntë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Poashtu janë shqiptuar tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit,shtatë gjoba për shoferët e motoçikletave, katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike, dyzet e shtaë për automjete të parkuara në mënyrë jo të rregulltë. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.", njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.