Botë
Solidarity Plus, OBSH teston tre ilaçe, mund të trajtojnë Covid-19
12.08.2021 12:35
Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se do të fillonin testimin në masë të 3 medikamenteve antiinflamatore për trajtimin e mundshëm të Covid-19....

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se do të fillonin testimin në masë të 3 medikamenteve antiinflamatore për trajtimin e mundshëm të Covid-19. Hulumtimi do të bëhet në 52 vende të botës dhe do të përfshijë mijëra studiues në mbi 600 spitale. Eksperimenti mban emrin Solidarity Plus. Do të testohen treilace, Artesunate, që përdoret për trajtimin e malaries së rëndë, Imatinib, një medikament për disa lloje kanceri dhe Infliximab, për trajtimin e çrregullimeve të sistemit imunitar. Ato u zgjodhën nga një panel ekspertësh të pavarur pasi u mor parasysh potenciali i tyre në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së pacientëve të hospitalizuar me COVID-19 të hospitalizuar.
Deri më tani, vetëm kortizonikët kanë treguar efektshmëri kundër formës së rëndë dhe kritike të Covid-19. Hulumtimi do të bëhet përmes platformës “Solidarity PLUS”, rrjeti më i madh i OBSH-së për bashkëpunim midis vendeve anëtare.Pas një studimi të terapive të mundshme për trajtimin e COVID-19, studiuesit që përdorin të njëjtën platformë të OBSH-së, vitin e kaluar, arritën në përfundimin se remdesiviri, hidroksiklorina, lopinaviri dhe interferoni, kishin pak, ose aspak efekt te pacientët e shtruar në spital.
SEMRA AJETI
