SHBA: Hillary Clinton në qendër të kritikave

06.12.2014 19:14

Hillary Clinton është vendosur në qendër të polemikave e kritikave pasi tha se Amerika duhet të ketë empati me armiqtë e saj.....

Duke folur në Universitetin Georgetown në Washington DC për të promovuar lidershipin femëror, ish­Sekretarja amerikane e Shtetit tha gjithashtu se vendi duhet të tregojë ‘respekt’ për ata që luftojnë kundër tij.

Ajo u bëri thirrje amerikanëve që të përdorin ‘çdo mjet të mundshëm dhe partneriet’ për të avancuar paqen. Kjo qasje do të thotë ‘duke treguar respekt, madje edhe për armiqtë; duke u përpjekur për t’i kuptuar dhe për aq sa të jetë e mundur psikologjikisht të ketë empati me perspektivën dhe këndvështrim e tyre”, tha ajo. Fjalimi i 67­vjeçares u kritikua menjëherë nga përdoruesit e mediave sociale në të gjithë Amerikën për qëndrimin e saj ‘qesharake’ ndaj armiqve të vendit.