Maqedoni
109 vite nga çlirimi i Shkupit, Shkupi përkujton luftën dhe vizionin e së ardhmes
12.08.2021 15:31
Mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë tjerë të shquar...

Mijëra kryengritës shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë tjerë të shquar, pasi morën nën kontroll Gjilanin, Preshevën, Bujanocin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën e Kumanovën, më 12 gusht 1912 përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, duke cliruar kryeqytetin e saj, Shkupin.
Kryengritja nxiti krijimin e Aleancës Ballkanike mes Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë që coptuan mes tyre trojet shqiptare. Një udhëtim dramatic e ka cilësuar proceset historike kreu I ITKSH-së Skënder Hasani
“Çështja kombëtare shqiptare ka bërë një rrugëtim dramatik nëpër shtigje të vështira ku dinamika e proceseve historike ka shënaur ngritjet dhe rëniet e veta. Ajo që nuk u arrit të realizohej si qëllim madhor në Shkup u transferua në Vlorë.”, tha Skënder Hasani, drejtor i ITKSH-së.
Krimet serbe në Kosovë nuk u ndalën deri në luftën për clirimin e saj, thanë pjesmarrësit duke rikthyer në kujtesë numrin e të vrarëve e të zhdukurve gjatë luftës dhe përpjekjet edhe sot të Serbisë për të marrë tokat shqiptare.
“Deri tash në Kosovë janë zbuluar 137 varreza masive, me qëëlime dhe synime ët tilla janë krijaur varreza masive me trupat eshqiptarëve civil të vrarë në territorin e Serbisë. Të zhdukur në fillim të vitit 2000 kanë qenë 6080 persona. E kuptoj faktorin kohë I kuptoj të gjitha por Serbia duhet të jep përgjegjësi për njerëzit e zhdukur e jo vetëm për kuformat e zhdukura.”, tha Albin Hoti, kryesues i komesiariatit për persona të zhdukur
“Neve na nevoitet bashkimi por nëse shmangemi nga ndonjë problem i cili acarohet nga Serbia, sepse Serbia përballë Boletinit ku gjendet edhe miniera e Trepçes, kurse në anën tjetër gjindet edhe Imani I Republikës së Kosovës. Këtu është qëllimi sepse varri i Isa Boletinit është shtylla e asaj ane.”, tha Gazmend Boletini, nip i Isa Boletinit
“Ka ardhur koha që edhe liderët politik të jenë në rregull me figurën e Hasan Prishtinës, e atë të Ukshin Hotit duke bërë Kosovën funksionale, ndërkaq kauzën e shqiptarëve për liri e bashkim ta shtyejnë përpara ashtu siç e deshtën ata.”, tha Sadri Ramabaja, studjues nga Kosova.
Për pinjollin e famijes së Hasan Prishtinës, emërtimi i rrugëve dhe shesheve me emrat e tyre, tregon më së miri vlerësimin që i bëhet luftës për çlirimin e troijeve shqiptare
“Tash e tutje arteria kryesore që lidh Kosovën me Maqedoninë do të kalojë nëpër bulevardin Hasan Prishtina dhe ky emërtim po ndodh jo në Kosovë apo Shqipëri por pikërisht këtu në Shkupin dardan ku fryma dhe atdhedashuria e rilindasve tanë në krye me Hasan Prishtinën po I jep frytet e veta që do ti ushqej me vision dhe largpamësi shoqërinë e këtush,me shqiptare.”, tha Mehmet Prishtina, familjar i Hasan Prishtinës.
Misioni I atdhetarëve shqiparë ende nuk ka mbaruar thotë kreu I BDI-së Ali Ahmeti, për të cilin, misioi I atdhetarëve të sotëm, është antarësimi në Bashkimin europian.
“Vendet tona duhet të jenë ët antarësuara pranë Be së sepse më evropian se ne shqiptarët që kemi dhënë dhe kemi bërë për Evropën nuk mund të jenë ët tjerët dhe Evopa nuk do të jetë e qetë e rahatshme edhe pa shqiptarët brenda.”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Pjesmarrësit në panel vunë kurora lulesh edhe para bustit të Hasan Prishtinë në Shkup e Isa Boletinit në Saraj.
FLUTURA LATIFI
