Hollande për vizitë në Moskë
06.12.2014 19:25
Presidenti i Francës, Francosi Hollande, ka arritur sot në Moskë për një vizitë të shkrutër, me ç’rast menjëherë hyri në takimin me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.....

Hollande i tha Putinit se “këto janë kohë kur duhet të shfrytëzohen mundësitë”. Zoti Putin tha se ka “probleme të komplikuara” që duhet të diskutohen, por ka theksuar se vizita e e presidentit Hollande sado“e shkurtër dhe punuese, pa dyshim do të kontribuoj në zgjidhjen e shumë problemeve”.
Pastaj të dy zyrtarët e lartë shkuan në bisedime me dyer të mbylluara. Takimi po mbahet në një seksion special të aeroportit Vnukovo në Moskë.
