Maqedoni
Dita ndërkombëtare e të rinjëve, FD: Të rinjtë të pakënaqur nga pozita në shoqëri
12.08.2021 17:48
Edhe pse të pakënaqur me pozitën e tyre në shoqëri të rinjtë nuk ndërmarrin asgjë për të përmirësuar këtë gjendje...

Edhe pse të pakënaqur me pozitën e tyre në shoqëri të rinjtë nuk ndërmarrin asgjë për të përmirësuar këtë gjendje. Kështu tregojnë të dhënat nga studimi i fundit i Fondacionit për Demokraci dhe Forumi i Arsimit Rinor. Të rinjtë nuk ndjekin politikën por votojnë. Ajo që brengosmë shumë është fakti që më shumë se gjysma e të rinjve apo 56 % e tyre rallë apo fare nuk shfaqin interes për ti ndjekur zhvillimet aktuale politike. Sipas studimit 7 nga 10 të rinjë e përshkruajnë veten si persona jo aktiv në shoqëri.
“Po thuaj një e katërta e të rinjve konsiderojnë se punët në shoqëri po zhvillohen në drejtimin e duhur. Kurse më shumë se një e treta konsiderojnë se rruga nëpër të cilën hapëron vendi është e gabuar.”, thonë nga Forumi i Arsimit Rinor.
Në studim më tej thuhet se dy e treta e të rinjve janë të pakënaqur nga pozita e tyre në shoqëri. 58 përqind e të rijve do të donin të shpërgulen nga Maqedonia e Veriut nëse u jepet një mundësi e tillë. Nga kjo përqindje vetëm 6% prej tyre do të dakordoheshin për tu kthyer në vend. 58% besojnë se vendi deri në vitin 2025, do të bëhet anëtare e BE-së. Në bazë të hulumtimeve të bëra Fondacioni për Demokraci rekomandon që për politikat rinore nevojiten ndarja e më shumë mjeteve, ndërsa partitë të angazhohen për përfshirje më të madhe të të rinjve në programet për zgjedhjet lokale. Ditën ndërkombëtare e të rinjve e ka uruar edhe presidenti i shtetit.
“Të bëjmë përpjekje të përbashkët për tu larguar nga letragjija, apatija, dhe demotivimi duke hapur perspektiva të reja, hapësirë për ide të reja përmes së cilave do ta kanalizojmë energjinë rinore.”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së
Sipas këtij studimi mbi 60% e të anketuarve konsiderojnë se qeveria nuk eshte e perkushtuar mjaftueshem në zgjidhjen e problemeve, apo vetem nje nga 4 të anketuar kanë mendim pozitiv për punën e qeverise.
MERITA GASHI
