Maqedoni

20 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

13.08.2021 09:23

U mbushën 20 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut...

U mbushën 20 vjet nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut, midis UÇK-së dhe forcave shtetërore të sigurisë. Përmes këtij dokumenti nisi ndërtimi i raporteve të reja shoqëroro-politike  dhe avancimi i çështjes shqiptare. Marrëveshja u realizua  me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare Xhejms Perdju dhe Fransua Leotar, që dhanë kontribut për zgjidhje politike të krizës ndëretnike.

Draft verzioni I dokumentit korrnizë, më 7 korrik të 2001 iu dorëzua katër liderëve  pjesëmarrës në qeverisnë e IRJM-së( PDSH-së, PPD-së, VMRO-së, LSDM-së dhe presidentit të atëhershëm Boris Trajkovski, por nga pala shqiptare, duhej të merrte edhe  miratimin  e ish kreut të UÇK-së Ali Ahmeti. Gjatë negociatave në Ohër, faktori politik shqiptar startoi me pozicione euro-perëndimore, për barazi të plotë etnike, ku karakteri multietnik I shoqërisë të pasqyrohet në rregullimin shtetëror. Edhe pse pala maqedonase mbante qëndrim ekskluziv duke refuzuar kërkesën, nën trysninë ndërkombëtare, konflikti shqiptaro-maqedonas u mbyll me Marrëveshjen Kornizë. Negociatat mes palëve zgjatën 10 ditë, dhe përfunduan më 13 gusht të vitit 2001. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga përfaqësuesit e koalicionit të zgjeruar qeveritar - Lubco Georgievski, Arbër Xhaferi, Branko Cervenkovski dhe Imer Imeri dhe  nga presidenti I atëhershëm Boris Trajkovski, dhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar Perdju dhe Leotar. 

Marrëveshja Kornizë e Ohrit përfshin dhjetë pika kyçe:
1. Parimet themelore;
2. Ndërprerja e armiqësive;
3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar;
4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë;
5. Procedurat e posaçme kuvendore;
6. Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve;
7. Shprehja e identitetit;
8. Implementimi;
9. Anekset; dhe
10. Dispozitat përfundimtare.
 
20 vite më pas, ende kërkohet sendërtimi i saj sepse u tregua se MO ishte jo vetëm një marrëveshje për ti dhënë fund një konflikti, por rruga e vetme nëpër të cilën RMV duhet të ecë, e ku të gjithë qytetarët të ndjehen të barabartë.