Botë

Plymouth, Angli, 6 të vdekur nga të shtënat me armë

13.08.2021 12:07

Gjashtë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në Plymouth të Anglisë..

Gjashtë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në Plymouth të Anglisë, kanë njoftuar autoritet  policore.

Sipas mediave londineze  rasti po klasifikohet si një incident i brendshëm dhe nuk mendohet të ketë lidhje me terrorizmin. Policia beson se i dyshuari ka qëlluar vetën. Të shtënat ndodhën jashtë qendrës së Plymouth në Anglinë jug-perëndimore. 

“Policia u thirr në një incident serioz me armë zjarri në Biddick Drive, në zonën Keyham të Plymouth gjatë pasdites”, tha në një deklaratë policia e Devon dhe e Cornwall. “Dy gra dhe dy burra vdiqën në vendin e ngjarjes. Një burrë tjetër, që besohet të jetë autori, ishte gjithashtu i vdekur. Të gjithë besohet të kenë vdekur nga plagët e marra me armë zjarri”, sipas njoftimit nga autoritetet.

XHANAN HALIL