Kulturë
“Skena e muzikës serioze shqiptare”, Inva Mula në Strugë, drejtpërdrejt edhe në TVM2
13.08.2021 12:55
Të shtunën, në sheshin e Strugës do të nisë edicioni i 9 i festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”...

Të shtunën, në sheshin e Strugës do të nisë edicioni i 9 i festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, që sivjet mbahet në ambient të hapur. Natën e parë në skenë do të performojë ambasadorja e artit shqiptar në botë, sopranoja e mirnjohur Inva Mula, e shoqëruar në këtë udhëtim muzikor nga dirigjenti po ashtu i mirnjohur Gridi Kraja që tashmë kanë nisur provat. Struga sivjet u zgjodh jo vetëm për pamjen e bukur, por si një ide për të shpërndarë muzikën e bukur në cdo qytet ku jeotjnë shqiptarët
"Filharmonia nuk ka qenë asnjëherë në Strugë, ndërsa në qytetet e tjera shkojnë nga 2-3 herë në vit. nuk do të thotë se është faji i tyre por ndoshta ndodh nga mungesa e evenimenteve të tilla dhe interesimi për të pasur edhe atje evenimente të tilla... Hapja e festivalit do të bëhet në ambient të hapur për të respektuar edhe protokollet e pandemisë.”, tha Fatos Lumani, drejtor i festivalit “Muzika Serioze Shiqptare”.
55 instrumentistë performojnë këtë vit në një nga festivalet që tashmë është kthyer në tradicional e që çdo vit mbledh gjithnjë e më shumë spektatorë.
“Publiku nga dhjetë vjet më parë mendoj se tani e ka rritur dëshirën dhe interesimin për këtë lloj zhanri muzikor. Pra nëse i servon dicka të bukur, publiku do e vlerësojë.”, tha Lumani.
Edhe sivjet në këtë festival ka cfarë të vlerësohet. Në natën e parë të tij, Sopranoja Inva Mula do të sjellë veprat më të mira të artit klasik, pa dyshim edhe të atij shqiptar. Një natë për të mos u humbur jo vetëm duke qenë present në Strugë, por edhe në TVM2 të shtunën, në orën 20-30.
XHANAN HALIL
