Stuhi shkatërruese në Filipine
Tajfuni Hagupit në Filipine ka shkatërruar gjithçka para vetes, me një erë të fuqishme me shpejtësi prej rreth 200 kilometrta në orë.....

Të paktën tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan , ndërsa janë evakuuar një milion e 200 mijë njerëz, të cilët janë vendosur nëpër kisha, shkolla dhe ndërtesa të tjera publike, në 30 provinca.
Stuhia që erdhi nga Oqeani Paqësor filloi të godas fillimisht fshatrat e peshkimit të ishullit Samar, "Shumë shtëpi, sidomos në bregdet, u morën nga era e fortë”, tha Stephany Uy-Tan, kryetare e Catbaloganit, qytet i madh në Samara.
Në nëntor të vitit 2013, nga tajfuni Haiyan, kanë gjetur vdekjen ose janë zhdukur rreth 7 mijë e 300 persona, në pjesën qendrore të Filipineve, ndërsa ishin zhvendosur më se 4 milionë njerëz.
