Botë
Turqia e pushtuar” nga uji, 40 viktima dhe qindra të zhdukur
14.08.2021 12:45
Ndryshimi i klimës po çon në ngjarje ekstreme të motit jo vetëm tek ne por gjithkund në botë...

Ndryshimi i klimës po çon në ngjarje ekstreme të motit jo vetëm tek ne por gjithkund në botë... Zjarret dhe përmbytjet ishin lajmet kryesore nga shumë vende këtë verë. Fatkeqësi të tilla pritet të ndodhin më shpesh me ngrohjen e planetit.
Në Turqi Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, është rritur në 40. Shirat e rrëmbyeshëm që goditën krahinat e Detit të Zi, Bartin, Kastamonu dhe Sinop shkaktuan përmbytje që shkatërruan shtëpitë, prishën të paktën pesë ura, morën përpara makina e pemë dhe i bënë rrugët e shumta të pakalueshme. Agjencia turke e katastrofave AFAD raporton edhe për qindra të zhdukur.
Rreth 2,250 njerëz u evakuuan në të gjithë rajonin, disa u ngritën nga çatitë me helikopterë dhe shumë u vendosën përkohësisht në konviktet e studentëve. Para përmbytjeve, jugu i Turqisë u godit nga zjarret që shkatërruan tokat pyjore në provincat bregdetare të Mugla dhe Antalia, të cilat janë të njohura për turistët. Të paktën tetë persona vdiqën dhe mijëra banorë u detyruan të largoheshin.
