Telegraf: Luani simbol bullgar
Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e stemës shtetërore, ka shkaktuar reagim në mediat bullgare, të cilat vlerësojnë se bëhet fjalë për stemë bullgare dhe se Maqedonia po e vjedh atë.....

Në numrin e sotëm gazeta bullgare “Telegraf” në faqen e parë ka publikuar tekstin me titull “Maqedonia po na e vjedh stemën”.
Krahas sqarimit se propozimi për stemë të re të Maqedonisë paraqet një luan të kuq mbi një prapavijë të verdhë, me kurorë në formë të kështjellës, thuhet se: “Në Maqedoni theksohet se me këtë stemë, shteti iu kthehet simboleve historike. Theksohet se luani është simbol i pa dyshimtë i maqedonasve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë në Maqedoni. Por, askund nuk përmendet se është simbol i perandorisë së dytë bullgare që gjendet në stemën e tanishme shtetërore të Bullgarisë”, shkruan telegraf. (Rexhep Qamili, TVM2)

