Botë
Korriku 2021, muaji më i nxehtë në historinë e planetit tokë
14.08.2021 16:38
Korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, kështu njofton Agjencia Federale Shkencore dhe Rregullatore amerikane...

Korriku ishte muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, kështu njofton Agjencia Federale Shkencore dhe Rregullatore amerikane. Të dhënat tregojnë se temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.93C mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 15.8C. Kjo është temperatura më e lartë që kur ka nisur regjistrimi 142 vjet më parë. Rekordi i mëparshëm, i vendosur në korrik 2016, ishte i njejtë me temperaturat edhe në vitet 2019 dhe 2020.
Në Hemisferën Veriore, temperatura e sipërfaqes së tokës arriti në një shifër “të paparë” 1.54C më të lartë se mesatarja, duke tejkaluar një rekord të mëparshëm të vendosur në 2012. Të dhënat gjithashtu treguan se korriku ishte muaji më i nxehtë i Azisë i regjistruar, si dhe i dyti më i nxehti në Evropë pas korrikut 2018. Ekspertët besojnë se kjo vjen për shkak të ndikimit afatgjatë të ndryshimeve të klimës. Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike tha se “dallimi i pashmangshëm” i korrikut përbën një arsye madhore për t’u shqetësuar.
“Ky rekord i ri tregon rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin”, tha një zyrtar i ëktij institucioni.
Këtë korrik, janë vërejtur “anomali” të rëndësishme klimatike dhe aktiviteti global i cikloneve tropikale këtë vit ka qenë jashtëzakonisht i lartë .
ZEKIRJA MEXHITI
