Botë

Sërish përmbytje masive në Kinë, 21 të vdekur

14.08.2021 17:47

Kina qendrore është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje masive...

Kina qendrore është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje masive. Sipas medieve nga përmbytjet kanë humbur jetën 21 persona dhe 4 të tjetër janë të zhdukur.
 
Autoritetet njoftuan se përmbytjet kanë ndodhur në rrethin Liulin të provincës Hubei. Sipas autoriteteve, të paktën 8 mijë persona janë prekur nga përmbytjet. Një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ushtarëve janë dërguar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe shirat.
 
Ndryshe, mbi 300 njerëz humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që përfshinë provincën kineze Henan që nga mesi i korrikut.