Halimi: Ndërtimet e reja me standard për efikasitet energjetik
Të garantohet dhe sigurohet efiksit më i lartë energjetik, të objekteve të reja, që do të ndërtohen nga viti i ardhshëm.....

Kjo parashihet në propozim ligjin e ri për ndërtim, i cili prej 2015 do të obligon të gjitha kompanitë ndërtimore, të posedojnë çertifikatë për efikasitet energjetik.
Sipas ndryshimeve të prashikuara, investitorët pas mbarimit të punës së ndërtimit, duhet ta sigurojnë këtë çertifikat, e cila një fare mënyre do të garanton se objekti në fjalë, është ndërtuar sipas të gjitha parimeve ndërkombëtare, për efikasitet energjetik.
“Nevoja për plotsim dhe ndryshim të ligjit për ndërtim ka të bëjë me harmonizimin e rregullativës evropiane dhe standardeve ndërkombëtare në aspect të kursimit të energjisë elektrike. ËShtë konstatuar se 40 për qind e energjisë elektrike harxhohet nëpër objektet të ndërtimit gjëgjësisht nëpër objektet e banimit kështë që harmonizimi i këtij ligji për energjetik kanë të bëjnë në disa aspekte, aspekti I pare ka të bëjë me përshtatjen e objekteve në aspekteve efikasitetit energjetik” – tha zv.ministri për transport dhe lidhje, Nimetulla Halimi.
Keto ndryshime i mbështesin inxhinjerët dhe profesorët unifersitar për ndërtim.
“Në parim nuk shoh asgjë të keqe që ato gjëra të implementohen edhe te. Objektet e reja në parim duhet të plotësojnë kriteret dhe kërkesat më rigoroze në aspektin e efikasitetit energjetik. Gjatë fazes së kërkimit të pëlqimit për marrjen e lejes së ndërtimit i drejtohemi institucioneve komunale ato do të duhet të jenë organe i cili duhet të kërkon i gjithë këtyre kushteve e jo tani si ndërtues të obligohemi këto kërkesa ti parashtrohemi edhe në organe të tjera” – tha profesori, Zekirja Idrizi.
Propozim ligji për ndërtim, i cili tani me eshte ne procedure parlamentare, gjithashtu parasheh që objektet e vjetra që ka filluar me ndërtim, të mos janë të obliguara të posedojnë certfikatë për efikasitet energjetik. Gjith ata investitor të cilët nuk do ti përmbahen këtyre rregullave, pa marrë parasysh se a është person fizik apo juridik, do të paguajnë dënim deri në 3000 euro.
Dënim prej 2000 – 3000 euro për investitorin, respektivisht personin juridik dhe 1.500 deri në 2000 euro për personin përgjegjës.
Dënime më të rënda deri në 12.000 euro parashihet për personat juridik, të cilët janë pronarë të objekteve, nëse pa leje bëjnë ndryshime të ndonjë pjese të objektit. (Rexhep Qamili, TVM2)
