Botë

Japoni, 5 milionë të evakuuar nga shirat e rrëmbyeshëm

14.08.2021 19:13

Pesë milionë njerëz në Japoni kanë marrë një urdhër evakuimi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur bregdetin jugor....

Pesë milionë njerëz në Japoni kanë marrë një urdhër evakuimi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur bregdetin jugor. 
 
Në mbi 20 prefektura është identifikuar rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Sinjalizimi maksimal, niveli 5, ka të bëjë me prefekturat Saga, Nagasaki, Fukuoka dhe Hiroshima. Paralajmërimi i dytë, niveli 4, iu dha 17 prefekturave të tjera. Zjarrfikësit dhe punonjësit e tjerë të urgjencës u dolën në ndihmë  banorët e bllokuar, duke i hipur ata në anije. Nivelet e ujit në disa lumenj janë ende duke u rritur, duke shtuar kërcënimin për daljen e tyre nga shtrati. Brenda 24 orëve të kësaj të diele, pritet të bien deri në 250 milimetra shi.