Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë, ka goditur këtë të shtunë Haitin duke lënë të vdekur të paktën 29 persona.

Tërmeti 7.2 ballë në Haiti, të paktën 29 të vdekur

14.08.2021 16:25

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë,  ka goditur këtë të shtunë Haitin duke lënë të vdekur të paktën 29 persona.
 
Tërmeti  që goditi perëndimin e vendit la të rrëzuara dhe dëmtuara shumë ndërtesat.
 
Tërmeti u ndje në 8:30 me orën  lokale (13:30 sipas orës sonë në të gjithë vendin dhe dëmet materiale tashmë janë regjistruar në zonat e Jérémie dhe Les Cayes, sipas pamjeve të publikuara nga dëshmitarët.
 
Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha se “parashikohen valë të rrezikshme të cunamit” që arrijnë një deri në tre metra mbi nivelin e baticës të mundshme përgjatë bregdetit të Haitit.
 
Kryeministri tha se kishte “dëme të mëdha” në pjesë të vendit dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme një mujore.
 
Vendi i Karaibeve po rimëkëmbet nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë, që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrafshoi ndërtesat, duke lënë shumë të pastrehë.