Botë

Tërmeti zhyt Haitin nën rrënoja, rritet në mbi 300 numri i të vdekurve

15.08.2021 10:54

Mbi 300 persona janë konfirmuar të vdekur në Haiti nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, me magnitudë 7,2 i shkallës rihter...

Mbi 300 persona janë konfirmuar të vdekur në Haiti nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës, me magnitudë 7,2 i shkallës rihter.
 
Tërmeti i fundit kishte një magnitudë 0,2 rihter më të fortë se ai i 11 viteve më parë, i cili u mori jetën 220 mijë personave dhe aktualisht ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë shumë herë më i lartë.
 
Qytetet më të goditura janë ato në jugperëndim të kryeqytetit Port Au Prince, veçanërisht Jeremie dhe Les Cayes. Lëkundjet janë ndjerë të forta në të gjithë ishujt e Karaibeve, veçanërisht në Republikën Dominikane me të cilën Haiti ndan ishullin, Xhamaikën dhe Porto Rikon.   
 
Presidenti i amerikan, Biden, premtoi menjëherë ndihma për qytetet e rrënuara. “Përmes USAID, ne po mbështesim përpjekjet për të vlerësuar dëmin, ndërsa do të japim menjëherë ndihmën tonë”, tha Biden.
 
Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar që stuhia tropikale “Grace” të godasë Haitin mbrëmjen e së hënës duke i bërë edhe më të vështira përpjekjet e grupeve të kërkim shpëtimit për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti.
 
Vendi i Karaibeve po rimëkëmbet nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë, që vrau dhjetëra mijëra njerëz dhe rrafshoi ndërtesat, duke lënë shumë të pastrehë.