Viktima e rrënoja pas tërmetit në Haiti, vazhdojnë me shpejtësi kërkimet për të mbijetuarit
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur të mbijetuar....

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm prej 7.2 ballësh që goditi Haitin më 14 gusht, ka arritur në 724 dhe të paktën 2.800 persona të tjerë janë lënduar.
“Qeveria vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj pas kësaj katastrofe. Ne i bëjmë thirrje popullsisë të solidarizohet me njëri -tjetrin. I bëj thirrje të gjithëve të shmangin panikun” – tha Kryeministri i Haitit, Ariel Henrry.
Por paniku është prezent teksa njerëzit kanë parë shtëpitë t’u shkatërroheshin mbi kokë, e njerëzit e afërm duke vdekur
“Gjatë tërmetit, shtëpia u shemb mbi motrën time dhe unë e çova në spital për kujdes të mëtejshëm."
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të gjetur njerëzit që janë bllokuar nën rrënoja. Spitalet janë plot me njerëz që këkrojnë ndihmë
“Nuk mund të japim ende një vlerësim sepse situata është shumë kritike, ne duhet të mobilizojmë dhe ndajmë burimet e spitalit të përgjithshëm , për t'i dërguar ato në zonat më të prekura” – u shpreh një mjek.
Shtetet e Bashkuara ofruan ndihmë për Haitin, Republika Dominikane ka dërguar 10.000 racione ushqimore dhe pajisje mjekësore.
Një brigadë me doktorë nga Kuba kanë arritur për të ndihmuar doktorët atje.
Edhe Ekuadori, Meksika, Kili, Argjentina, Venezuela, Spanja kanë ofruar ndihmë.
Tërmeti i fundit kishte një magnitudë 0,2 rihter më të fortë se ai i 11 viteve më parë, i cili u mori jetën 220 mijë personave. Tërmeti 7 ballësh i 2010, la dhe 1.5 milion banorë të Haitit të pastrehë. (Migena Gorenca, TVM2)
