Mjekët: Alergjitë të pranishme edhe gjatë dimrit

07.12.2014 16:18

Alergjia është një nga problemet më të shpeshta shëndetësore nga e cila vuajnë shumë persona.......

Alergjitë mund të jenë të përgjithshme ose të lokalizuara në një organ ose përbërje organike nëpërmjet të cilit alergeni është future në trup.

Sipas mjekëve alergjia nuk ëshët gjendje e cila shfaqet në verë ose në dimër apo në ndonjë stinë të caktuar,por ajo shfaqet fatkeqësisht edhe përmes ushqimit. Alergjia manifestohet nëpërmjet frymëmarrjes, hipertensionit,marramendjes, plogështisë çrregullimit të vetëdijes dhe shqetësimit.

“Pacientët gjithmonë ankohen prej lotëve në sy, kollitjes së thatë apo të lagët, shkaktar mund të jetë ndotja e ajrit prej veturave,prej grimcave tjera të naftës më së shumti mund të cekim edhe prej rënies së gjetheve që marrin lagështi prej tokës lëshojnë  alergji që  disa pacientë mund të kenë secret nazo faringeall. Mandej nëpër oborret nëse kanë pisha edhe ata persona mund të kenë alergji gjithë këto i kemi konstatuar me analiza dhe me alergo testet te pacientët që kanë nëpër oborre dru gjeth rënës dhe gjeth mbajtës sic janë pishat. Alergjitë mund ti ndajmë prej moshës 0 -1 vjec te bebet te ata kemi kemi sekret prej hundëve nuk mund të marrin frymë lehtë, dhe gjithmonë kanë problem dhe mendojmë se është ndezje e fytit ato kanë alergji prej lagështisë së ajrit në ambientin e mbyllur, Grupmosha prej 1-6 vjet të cerdheve edhe atje mund të kenë alergji prej parfemave që I vëndojnë prindërit apo prej rrrobeve që i lajnë personeli aty” – tha Sefiana Bellçishta,  mjeke e përgjithshme.

Qytetarët e anketuar thonë se ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit i rëndon më tepër  shëndetin e tyre.

“Kam nga pak ngulfatje, shkaku i ndryshimit të kohës”.

“Mirë është pasi që nuk kam kurrfarë sëmundje”.

“Kurgjë,barnat i marr rregull, edhe mirë jam” – thanë disa nga qytaterët e intervistuar nga TVM2.

Mjekët preferojnë që në stinën e dimrit ata që kanë problem me alergjitë më tepër të qëndrojnë në shtëpi ,duke pasur parasysh  që shpesh të ajrosin dhomat dhe mos të qëndrojnë në tym duhani ,  sidomos grup moshat mbi 60 vjet sepse ata vecmë kanë ndonjë rinit apo alergji.

Ata që hasin në problem të këtilla ëshët më mirë të konsultohen me mjekun që  të marrin  terapi anti alergjik , dhe jo të marrin medikamente pa recetë, pasiqe secili person nga cështje të ndryshme mund të ketë alergji. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)