Qytetarët të pakënaqur me shërbimet nga MPPS
Shfrytëzuesit e të drejtave për kompensime fëmijërore, prindërore dhe kompensime për nevoja të veçanta, vazhdojnë të përballen me probleme administrative.....

Shumica prej tyre ankohen se nuk i marrin në kohë edhe ato pak të holla që u’a jep Ministria e Punes dhe politikes Sociale , sepse ka ngecje ne procesin e dokumentacionit të tyre.
Qytetarët ankohen se shqiptarët diskriminohen dhe injorohen nga nëpunësit e qendrave për marrjen e ndihmave sociale për fëmijën e trete, duke shtuar se ministria ben seleksionime ne ndarjen e mjeteve financiare .
Fatkeqesisht te anketuarit nuk pranuan të dalin para kamerës nga frika që të mos e humbin mundësine e marrjes së kësaj ndihme. Por ministri I Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, mohoi kete informate duke thene se shtesat lëshohen në të gjitha komunat e Maqedonisë njëlloj.
“Marrja e të ardhurave për fëmijën e tretë realizohet në tërë territorin e R.Maqedonisë, në pajtim me ligjin për mbrojtjen e fëmijëve , ralizohet dhe paguhet kjo shtesë në të gjitha komunat. Mund të kenë probleme vetëm ato të cilët nuk i kan dorzuar dokumentete në kohën e duhur ose ato persona që nuk kan dhën numrin e xhiro-loogarisë bankare” – deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov.
Ne nderkohe qytetaret ankohen edhe ne vonesa me ndihmat sociale ku perfshihen kategorite e rrezikuara te shoqerise, per shkak sic thone administrates se sterngarkuar dhe jo efikase.
“Ndihmat sociale kohën e fundit nuk i marrim në kohën e duhur, shkaku i administrates sociale. Për fat të keq askujtë në administratë nuk i intereson ti rregullojë dokumentet tona dhe ti japin ndihmat sociale ne rregull” – tha një qytetarë.
Sorrollatjet e shumta nëpër koridoret e qendrave sociale tek e fundit ju kane ardhur në majë të hundës qytetarëve. Të përgadisesh një grumbull dokumentash për 2000 denarë nuk ja vlen, sepse harxhimet jane më të mëdha dhe endjet poshtë e lartë shpesh jan pa rezultat, shprehen te njejtet.
“Valla kemi probleme, ja ju kallzoj edhe dokumentat skam ku me shku e ku me lip ndihme. Skam kujna me e vet, njoni thjote shko anej,tjetri shko këndej, njoni thotë hyp nalt tjetri thote zhdryp poshte”.
“Si përshembull un për vete po flas kan pranu para një viti 1400 denarë ndihmë sociale, por me riparimin e dokumentave cdo vite, ajo kushton shum ma teper se pranimi i nje sociale. Dmth nuk kemi kushte ti plotësojmë ato dokumente për arsye financiare. Ma shum hargjime nadalin duke ngajtë për të ndjerr naj dokument ato na kushtojnë dyfish ma tepër se një ndihme sociale prej 2000 denareve” – thanë disa qytetarë të tjerë të intervistuar nga TVM2.
Pavarsishtë ankesave të qytetarëve , nga qendrat sociale apelojnë Shfrytëzuesit e të drejtave për kompensime fëmijërore, prindërore dhe kompensime për nevoja të veçanta, në kohë duhet që t’i marrin numrat social dhe t’i dorëzojnë në banka që të mos ketë ngecje në pagesa.
Numri më i madh i shfrytëzuesve i kanë ripërtërirë dokumentet e nevojshme, por ka edhe një numër te konsiderueshëm që ende nuk e kanë kryer këtë detyrim. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
