USHT: Program special për kuadro të defektologjisë

07.12.2014 16:32

Fëmijët të cilët kanë dëmtime të lehta intelektuale, fizike,në të dëgjuar dhe në të parë vecmë janë përfshirë në sistemin e rregullt arsimor...

Duhet të parandalohet diskriminimi dhe izolimi që u bëhet fëmijëve me aftësi të kufizuara  andaj këta fëmijë integrohen në arsimin gjithpërfshirës.

Sipas Defektologut  Bunjamin Memeti, në USHT funksionon  nga viti i kaluar programi studimor i edukimit special dhe rehabilitimit i cili do të përgadise  kuadro shqiptar  ne sferën e defektologjisë.   

Nevoja për të pasur defektog në shkolla është domosdoshëri  për shoqërinë tonë.

“Defektolog gjithsesi po jo një dy ose tre ne si program studimor i USHT së po përgadisim kuadro që defektologët të instalohen në shkolla dhe jo një po dy ose tre sepse përvojat e perendimit si psh Sllovenia ka dy defektolog njëri që merret me dëmtimet ndërs tjetri me vështërsite në mësim” – tha Defektologu, Bunjamin Memeti.

MASH bën punësimin e defektologëve vecanarisht në shkollat ku ka një numër më të madh të nxënësve me aftësi të kufizuara ,por së shpejti do të nëshkruhet edhe marrëveshje me programin studimor të defektologjisë.

“Jemi në bashkëpunim për të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me fakultetet të cilët nxjerrin kuadro të defektologjisë me qëllim që të japim obligim që studentët e vitit të dytë,tretë dhe të katërt për të realizuar praktikën e tyre në shkolla ku nevoitet defektolog” – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi.

Vendi ynë ka  ratifikuar konventën për të drejtën  e personave me invaliditet , nga kjo del edhe  obligimi   të ndërrmerren   të gjitha masat me qëllim që kjo kategori të ndjehet e barabartë me qytetarët tjerë. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)