Botë
Turqi, arrin në 70 numri i viktimave nga përmbytjet
16.08.2021 12:45
Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në Turqi, vazhdon të përkeqësohet....

Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën rajonet perëndimore të Detit të Zi në Turqi, vazhdon të përkeqësohet.
Sipas të dhënave të përditësuara këtë mëngjes nga mbrojtja civile e Ankarasë (afad), vdekjet e konfirmuara kanë rritur në 70. Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit për çdo të mbijetuar vazhdojnë. Po kështu vijojnë aksionet për të pastruar zonat e përmbytura nga mbeturinat e baltës, të cilat kanë Mbuluar shtëpitë, rrugët dhe makinat, duke shkatërruar gjithashtu urat dhe infrastrukturën tjetër civile.
