Botë
Tërmeti shkatërrues në Haiti, mbi 1200 numri i viktimave, rreth 6000 të lënduar
16.08.2021 12:04
Situata në Haiti, pas tërmetit 7.2 ballë që goditi vendin të shtunën, ka marrë përmasa të frikshme.,,,

Situata në Haiti, pas tërmetit 7.2 ballë që goditi vendin të shtunën, ka marrë përmasa të frikshme.
Numri i viktimave vijon të rritet me ritme të shpejta, kur deri më tani raportohen 1297 humbje jete, ndërsa numri i të lënduarve ëstë rritur në mbi 5.700. Tërmeti shkatërroi 13,694 shtëpi dhe dëmtoi 13,785 të tjera, thanë zyrtarët e agjencisë së mbrojtjes civile. sipas tyre, shumë qytetarë gjenden ende nën rrënojat e ndërtesave të shembura, e mund të ketë rritje të shifrave. Spitalet janë plot me njerëz që kërkojnë ndihmë dhe rrugët që do të mbartnin furnizime vitale, janë bllokuar.
